Kuvendi miratoi propozim-rezolutën e AAK-së për murin në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi miratoi propozim-rezolutën e AAK-së për murin në veri

    Insajderi
    29 December 2016 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës e ka miratuar propozim-rezolutën e propozuar nga AAK-ja dhe e harmonizuar me grupet tjera parlamentare, që ka të bëjë me murin në veri.

    Më 74 vota për dhe dy abstenime, deputetët e miratuan propozim-rezolutën.

    ……

    Rezoluta e AAK-së për murin në veri nuk kërkon shkarkimin e Edita Tahirit

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, e ka lexuar sot para deputetëve rezolutën për murin në veri të Kosovës që është ndërtuar ilegalisht.

    Kjo rezolutë, sipas Lekajt, është harmonizuar me të gjitha grupet parlamentare.

    Megjithatë, nga kjo rezolutë janë tërhequr dy pika, që kanë të bëjnë me shkarkimin e ministres për Dialog, Edita Tahiri, dhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë.

    “Duke e parë që partitë në pushtet nuk po pajtohen rreth këtyre pikave, kurse fokusi jonë është të muri, pas një takimi që pata me përfaqësuesit e PDK-së, Zenun Pajaziti, Sami Morina nga LDK-ja, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje dhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, ne e kemi nxjerrë këtë rezolutë”, ka thënë Lekaj pata deputetëve.

    Ai ka thënë se me shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar që muri në veri është gjëja më e shëmtuar që po ndodh në Kosovë dhe Evropë.

    Rezoluta që e lexoi Lekaj para deputetëve kërkonte që:

    Muri të rrënohet në muajin janar të vitit të ardhshëm;

    Qeveria të angazhohet që të ndërmarrë masa ndaj ndërtimeve pa leje në veri, dhe murin ta trajtojë si të tillë;

    Qeveria të marrë masa që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe t’i përmbajë elementet e që i kishte në vitin 1999 dhe te mos ndryshohen ato;

    Të kthehen sa më parë qytetarët në pronat në veri./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark