"Rezultatet e nxënësve në shkollat serbe në Kosovë, janë më të mira se te shqiptarët" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rezultatet e nxënësve në shkollat serbe në Kosovë, janë më të mira se te shqiptarët”

    Insajderi
    11 December 2016 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se “nxënësit e shkollave serbe në Kosovë janë dukshëm më të mirë se ata të shkollave shqiptarë”, bazuar në disa studime të Bankës Botërore.

    Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”, në një studim të publikuar të martën e kaluar e ka radhitur Kosovën në vendin e 68 në mesin e 70 shteteve, cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi.

    I pari i Prishtinës ka thënë se një studim i bërë nga Banka Botërore në Kosovë, ka rezultuar se nxënësit e shkollave serbe në Kosovë janë dukshëm më të mirë se nxënësit e shkollave shqiptare, raporton Insajderi.

    “Disa studime tregojnë që rezultatet e nxënësve në shkollat serbe në Kosovë janë dukshëm me të mira se te shqiptarët. #PISA”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

    Serbia nuk ka qenë e përfshirë në programin e PISA-s, dhe në këtë mënyrë nuk ka pasur rezultate rreth arsimit të shtetit serb. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark