Insajderi
Lajme

Rezultatet preliminare: Këta ish-deputetë nuk e fituan mandatin e ri

Insajderi
03 January 2026 - 20:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rezultatet preliminare: Këta ish-deputetë nuk e fituan mandatin e ri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Paris Guri, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte i fundit në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, arriti të sigurojë 18,752 vota dhe hyri për herë të parë në Kuvend.

Megjithatë, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, ai mori vetëm 15,381 vota, të pamjaftueshme për t’u rizgjedhur.

Njëjtë si ky nga LDK pjesë e legjislaturës së dhjetë nuk arritën të bëhen edhe Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Arben Gashi, Serbeze Kabashi Muqaj e Arjeta Abazi.

Nga PDK-ja Altin Kraniqit, Fadil Demakut,  Xhevahir Geci, Abelard Tahirit, Rashit Qalaj, Eliza Hoxha e Kosovare Murselit nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së re.

Në foltoren e këtij institucioni nuk do të dëgjohet as zëri i Driton Hysenit, Bylbyl Sokolit, Bajram Mavriqit  Arjeta Rexhepit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këmba përgjatë kësaj legjislature nuk do t’i shkelë në tempullin e demokracisë as Lahi Brahimajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark