Insajderi
Lajme

Rezultati zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, kush po prin në Tetovë me afro 83 për qind të votave të numëruara?

Insajderi
02 November 2025 - 20:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rezultati zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, kush po prin në Tetovë me afro 83 për qind të votave të numëruara?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në komunën e Tetovës, kandidati i Koalicionit VLEN, Bilall Kasami, është në avantazh të qartë ndaj kundërshtarit të tij nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi.

Sipas rezultateve të deritanishme të përpunuara nga 97 prej gjithsej 117 vendvotimeve (82,91%), Kasami ka siguruar 53,62 për qind të votave apo 17.339 vota, ndërsa Rexhepi ka marrë 41,65 për qind apo 13.469 vota.

Nga gjithsej 87.878 vota të hedhura, 72.431 janë të vlefshme.

Këto rezultate e vendosin Kasamin në pozitë të favorshme për të siguruar edhe një mandat në krye të Tetovës, në pritje të përfundimit të numërimit të plotë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark