Ridvan Berisha thirrje gjilanasve: Leni inatet dhe rilegjitimojeni Lutfi Hazirin si lider të Anamoravës! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ridvan Berisha thirrje gjilanasve: Leni inatet dhe rilegjitimojeni Lutfi Hazirin si lider të Anamoravës!

    Insajderi
    31 October 2021 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Ridvan Berisha e ka ngritur lartë figurën e Lutfi Hazirit dhe kontributin e tij për Komunën e Gjilanit.

    Përmes një statusi në Facebook, Berisha ka thënë se qytetarët e Gjilanit nuk po ja din vlerën siç po e vlerësojnë kosovarët në nivel vendi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Berisha ka kërkuar nga gjilanasit që të besojnë në planin e Lutfi Hazirit për katër vjetët e ardhshme si kryetar të komunës.

    Ai u bën thirrje që t’i lën inatet dhe ta rilegjitimojnë Hazirin si lider të Anamoravës!.

    Postimi i plotë:

    Kete personalitet politik, me gjithe te mirat e behanet qe i ka, me shume e çmojne kosovaret ne nivel vendi pa dallim partie se sa vet bashkevendasit. Vota e 17 tetorit ma rikonfirmon kete defekt tone kulturor, kur i huaji ta din, te njeh vleren me shume se i yti. Jemi ne demokraci dhe natyrisht se secili garues eshte i barabarte qe te loboj e te realizoj qellimin. Paj tybe kjo jo qe nuk eshte ne rregull kur bejme fjale per Gjilanin. A e dini cili eshte interesi im ne çeshtjen pse Lutfi Haziri duhet te marre votat e te gjitha partive?

    Te mos i arkivojme figurat kombetare qe kane kontribuar per shtetndertimin sikur te ishin mallra me skadence. Lutfi Haziri padyshim se eshte i tille dhe pres qe votuesit te besojne edhe ne planin e tij kater vjeçar per zhvillimin e komunes ne te gjitha pikepamjet. Leni inatet dhe rilegjitimojeni Lutfi Hazirin si lider te Anamoraves!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark