Ka rifilluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e mbajtura të dielën, më 28 dhjetor. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.…
Ka rifilluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e mbajtura të dielën, më 28 dhjetor.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Sot, të enjten (1 janar 2026, ora 16:00), në 11 komuna ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e vendvotimeve dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Qendrat Komunale të Numërimit, ku po zhvillohet procesi, janë: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë. Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të përpunuara deri tani është mbi 2,009 nga 2,557 vendvotime, ose mbi 78.57%”, ka thënë Elezi.
Procesi i numërimit ka rifilluar pas një pauze që nisi dje në ora 12:00 dhe vazhdoi deri sot në 16:00 për shkak të festave të Vitit të Ri.
Deri në këto momente, janë numëruar 78,57% e votave.
Kandidatët më të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje:
- Albin Kurti – 273,977 vota
- Glauk Konjufca – 213,339 vota
- Albulena Haxhiu – 112,175 vota
- Hekuran Murati – 110,822 vota
- Donika Gërvalla Scharwz – 99,966 vota
- Xhelal Sveçka – 89,070 vota
- Hajrulla Çeko – 80,651 vota
- Avni Dehari – 73,692 vota
- Mimoza Kusari Lila – 66,930 vota
- Ejup Maqedonci – 62,320 vota
Kandidatët më të votuar nga Partia Demokratike e Kosovës:
- Bedri Hamza – 126,348 vota
- Arian Tahiri – 57,652 vota
- Përparim Gruda – 53,697 vota
- Uran Ismaili – 42,443 vota
- Sala Jashari – 39,480 vota
- Vlora Çitaku – 34,743 vota
- Enver Hoxhaj – 30,222 vota
- Arben Mustafa – 29,752 vota
- Nait Hasani – 23,412 vota
- Rrahman Rama – 23,120 vota
Kandidatët më të votuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës:
- Lumir Abdixhiku – 61,460 vota
- Hykmete Bajrami – 38,687 vota
- Ukë Rugova – 33,923 vota
- Avdullah Hoti – 31,022 vota
- Doarsa Kica Xhelili – 29,973 vota
- Kujtim Shala – 27,291 vota
- Anton Quni – 22,078 vota
- Armend Zemaj – 19,829 vota
- Lutfi Haziri – 17,917 vota
- Jehona Lushaku Sadriu – 14,255 vota
Kandidatët më të votuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:
- Ramush Haradinaj – 32,322 vota
- Daut Haradinaj – 19,473 vota
- Besnik Tahiri – 19,117 vota
- Bekë Berisha – 13,975 vota
- Agim Çeku – 12,979 vota
- Time Kadrijaj – 12,435 vota
- Burim Ramadani – 11,887 vota
- Arber Tolaj – 11,352 vota
- Lahi Brahimaj – 8,554 vota
- Albana Bytyqi – 7,786 vota