Insajderi
Lajme

Rigjykimi i Konjufcës- Deklarohet i pafajshëm për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend

Insajderi
26 August 2026 - 09:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rigjykimi i Konjufcës- Deklarohet i pafajshëm për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Glauk Konjufca është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me rigjykimin për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend.

Ai është deklaruar i pafajshëm për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024 ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk është provuar se ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Kurse, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” për të cilën ka arritur parashkrimi, u refuzua akuza.

Por, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Themelores dhe ktheu rastin në rigjykim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, Konjufca akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark