
Xhavit Muqiqit i dënuar për veprën penale “ Ngacmim seksual ndaj të miturës” i është vazhduar dënimi edhe për një vjet burgim, shkruan Gazeta Insajderi.
Është mbajtur sot seanca gjyqësore ndaj Xhavit Muqiqi stomatolog nga Prishtina i cili ishte dënuar me një vit burg pasi ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.
Në këtë seancë, gjykata ka marrë vendim në rishikim për të dënuar stomatologun duke i përsëritur dënimin prej 1 vjet burgim.
Muqirit iu vazhdua dënimi edhe për një vjet burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.
Në rigjykim i është përsëritur dënimi i njejët pasi që Prokuroria nuk ka parashtruar ankesë dhe nuk ka kërkuar dënim tjetër.
Xhavit Muqiqi stomatolog nga Prishtina në vitin 2018 ishte dënuar me një vit burg pasi ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.
Në mesditën e 21 janarit të vitit 2012, në ordinancën e Xhavit Muqiqit kishte shkuar viktima A.B. gjashtëmbëdhjetë vjeçare për të marr tretman mjekësor pasi që kishte pasur dhimbje të dhëmbit, me ç’rast i akuzuar kishte ngacmuar seksualisht pacienten e tij, shkruan Insajderi.
Ndaj Xhavit Muqiqit të cili ishte bërë kallëzim penal në Policinë e Kosovës në shkurtë të vitit 2012 prokuroria kishte prova të mjaftueshme me të cilat vërtetonin se kishte kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”./Gazeta Insajderi/