Ajo vitet e fundit është larguar nga karriera muzikore për të dominuar në industrinë e bukurisë ashtu edhe atë të modës.
Dhe, Rihanna provoi të ishte reklama e një palë të brendshmeve ndërsa u shfaq të premten në një video për markën ‘Savage X Fenty’.
Këngëtarja dhe sipërmarrësja 33 vjeç, pozoi me një palë të brendshme me ngjyrë të gjelbër teksa bënte lëvizje provokuese para kamerës.
Duke ngarkuar videon në Instagram, Rihanna u pa duke ecur nëpër një shkallë gjatë natës, në sfondin e palmave, në lëvizjen e saj flirtuese.
Tangoja e të brendshmeve përfshinte qepje të kryqëzuar me lidhëse të varura në kofshë, ngjashëm me atë të sipërme.
Rihanna, u sigurua që të fokusonte pasuritë e saj trupore në klip për t’i dhënë 101 milion ndjekësve të saj në Instagram një pamje joshëse.