Insajderi
Lajme

Rikthehen reduktimet e rrymës – rrezikohet stabiliteti i sistemit nga KESCO

Insajderi
20 January 2026 - 09:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rikthehen reduktimet e rrymës – rrezikohet stabiliteti i sistemit nga KESCO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka thënë se nominimet e pamjaftueshme të KESCO po rrezikojnë stabilitetin e sistemit, duke thënë se po përballen me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit në kohë reale.

Në një njoftim KOSTT ka thënë se do të detyrohen që nga ora 10:00 të kërkojnë aplikimin e kufizimit të ngarkesës.

Njoftimi i plotë:

KOSTT po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit në kohë reale, si pasojë e devijimeve të mëdha ndërmjet energjisë së nominuar dhe kërkesës reale. Sot, më 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar Zonën e Kontrollit KOSTT në jo balanca mesatare prej rreth 211 MË orë, ndërsa në disa orë këto jo balanca tejkalojnë 260 MË orë. Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik. KOSTT bën thirrje që nominimet të reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, për të shmangur devijimet dhe për të ruajtur sigurinë e sistemit. Në këtë situatë, KOSTT detyrohet që nga ora 10:00 të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt, deri në përmirësimin e gjendjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark