Rikthehet dhuna në futbollin jugo-amerikan, dhjetëra të lënduar e të arrestuar - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Rikthehet dhuna në futbollin jugo-amerikan, dhjetëra të lënduar e të arrestuar

    Insajderi
    21 August 2025 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhuna vijon të jetë një problem i madh në futbollin amerikano jugor.

    Ndeshja mes argjentinasve të Indipendente dhe Universidad de Chile në raundin e 1/8 të Kupës së Amerikës u ndërpre për shkak të përplasjes së dhunshme të tifozëve në tribuna.

    Më shqetësues është bilanci i luftës që la pas kjo ngjarje e rëndë.

    Sipas autoriteteve argjentinase, 10 persona janë plagosur, ndërsa janë në gjendje të rëndë në spitalin e Avellaneda.

    Po ashtu, policia ka arrestuar 90 tifozë, ku shumica e tyre janë nga Kili.

    Gjithçka nisi në pjesën e dytë, kur rezultati i ndeshjes ishte në barazim 1-1.

    Sipas mediave lokale, më shumë se 3 mijë tifozë të Universidad de Chile nisën të vandalizojnë tribunën ku ishin vendosur, ndërsa më pas erdhi përgjigja e dhunshme e tifozëve vendas.

    Për të qetësuar situatën dhe për të shmangur tragjeditë u desh ndërhyrja e forcave speciale, përcjell abcnews.

    Ndeshja u ndërpre përfundimisht, ndërsa Konfederata e Futbollit në Amerikën e Jugut do të vendosë, nëse sfida do të riluhet, apo rezultati do të vendoset në tavolinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark