Rikthehet faqja e ISIS-it në gjuhën shqipe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthehet faqja e ISIS-it në gjuhën shqipe

    Insajderi
    12 December 2016 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të fundit, sajti i ISIS-it në gjuhën shqipe ishte mbyllur më 27 korrik të 2016-ës për shkak se kishte shkelur rregullat e vendosura nga platforma online e blogjeve, “Ëordpress”, e cila e kishte marrë këtë vendim.

    “Hilafeti.wordpress”, ishte mbyllur edhe disa herë më parë nga autoritetet ndërkombëtare, raporton Insajderi.

    Me t’u kthyer postimeve, sajti I ISIS-it në shqip ka transmetuar një fjalim të zëdhënësit të Shtetit Islamik, Ebil Hasan el-Muhaxhit.

    “Fjalimi i zëdhënësit të Shtetit Islam, Ebil Hasan el-Muhaxhir: ‘Juve do t’ju bie ndër mend çka po ju them”, transmetoi dje deklaratën e zëdhënësit të ISIS-it, “hilafeti.wordpress”.

    Përmes kësaj faqe ISIS kishte uruar edhe për sulmin terrorist në Bruksel gjatë vitit 2016 dhe kishte bërë thirrje për xhihad gjatë kohës së muajit Ramazan. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark