Rikthehet në sallë “Federeri” i parlamentit, theu këmbën duke luajtur tenis – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthehet në sallë “Federeri” i parlamentit, theu këmbën duke luajtur tenis

    Insajderi
    14 October 2022 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Glauk Konjufca ka qëndruar disa ditë larg vendit të tij të punës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, pasi që kishte lënduar këmbën. Gazeta Insajderi e pati marrë vesh se Konjufca, që kishte qenë adhues i basketbollit, së fundmi kishte filluar të luaj lojën e tenisi, ku edhe e kishte lënduar këmben.

    Mjeku i kishte rekomanduar pushim disa ditor në mënyrë që të rikuperohej para rikthimit në seancat e kuvendit.

    Kryeparlamentari Konjufca është rikthyer në Kuvend. Deri në këto momente seanca ishte duke u udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

    Konjufca duket i lumtur që është rikthyer në Kuvend pasi u pa duke buzëqeshur. Ai gjendej në pushim mjekësor.

    Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila kishte njoftuar se Konjufca ka pasur një lëndim fizik.

    Ajo tha se e ka lënduar këmbën dhe me rekomandimin e mjekëve ai nuk do të dalë në punë.

    Kryetari i Kuvendit nuk do të jetë ne vendin e tij të punës ka pas një lëndim fizik mbrëmë. Do të jetë në pushim shëndetësor me rekomandim të mjekut për shkak të rikuperimit të këmbës”, tha Kusari- Lila.

    Gazeta Insajderi, kishte marrë vesh se ai e ka lënduar këmbën derisa ishte duke luajtur tenis, për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark