×
  • Lajme
  • Insajderi

    Halle pushtetarësh – Sporti elitar i tenisit la Konjufcën 10 ditë jashtë parlamentit

    Insajderi
    06 October 2022 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pushtetarët e rinj të pushtetit “Krejt dhe Drejt”, kanë ndryshuar edhe stilin e jetës gjatë këtyre 18 muajve.

    Janë duke preferuar më shumë edhe sportet individuale, që vlerësohen si elitare, shkruan Gazeta Insajderi.

    Glauk Konjufca e ka lënë anash sportin e tij të preferuar si opozitar, basketbollin, duke i kushtuar më shumë energji sportit të tenisit. Por, jo gjithçka i shkoi mirë në preferencën e tij të re: Tenisin.

    Gazeta Insajderi, merr vesh se ai e ka lënduar këmbën derisa ishte duke luajtur tenis, për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

    Nga ana tjetër shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, kryeparlamentari, Glauk Konjufca për një kohë nuk do të drejtoj seancat dhe angazhimet tjera në Kuvend.

    Ajo tha se me rekomandimin e mjekëve ai nuk do të dalë në punë.

    “Kryetari i Kuvendit nuk do të jetë ne vendin e tij të punës ka pas një lëndim fizik mbrëmë. Do të jetë në pushim shëndetësor me rekomandim të mjekut për shkak të rikuperimit të këmbës”, tha Kusari- Lila.

    Fillimisht u tha se Konjufca nuk u trajtua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për këtë e ka mohuar këshilltari i tij, Ilir Kërçeli.

    “Kryetari Konjufca është trajtuar në QKUK dhe me këtë rast falënderojmë stafin e mrekullueshëm të doktorëve”, shkroi Kërçeli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark