Insajderi
Lajme

Rikthehet qarkullimi i trenit në linjën Pejë-Prishtinë pas rrëshqitjes së gurëve

Insajderi
06 January 2026 - 13:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rikthehet qarkullimi i trenit në linjën Pejë-Prishtinë pas rrëshqitjes së gurëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është rihapur për qarkullim linja e trenit Pejë-Prishtinë-Pejë, e cila ishte bllokuar të hënën si pasojë e rrëshqitjes së gurëve.

Lajmi është bërë i ditur nga Ndërmarrja “Trainkos”, e cila njoftoi se qarkullimi do të vazhdojë normalisht, sipas orarit zyrtar të lëvizjes së trenave.

“Ju njoftojmë se treni Pejë-Prishtinë-Pejë, duke filluar nga sot, do të vazhdojë qarkullimin sipas Orarit të Lëvizjes së trenave. Treni niset nga Peja në orën 12:10”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark