Rikthimi i Eglit, Jul Deda: Ajo nuk di të mendojë për veten! - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Rikthimi i Eglit, Jul Deda: Ajo nuk di të mendojë për veten!

    Insajderi
    16 March 2025 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rikthimi i Egli Takos në “Big Brother VIP” ka shkaktuar reagime të shumta, mes tyre edhe nga aktori Jul Deda. Përmes një postimi në Instagram, Deda shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë se fillimisht kishte menduar se Egli po mendonte më në fund për veten, por rikthimi e bëri të ndryshojë mendje.

    “Kur doli Egli thashë: ‘Bravo, hera e parë që mendon për veten.’ Ja paskan futur kot, Egli nuk di të mendojë për veten. Rikthimi e vërteton këtë. Si mund të kthehesh me vetëdije në një realitet që të çmend,” – shkruan Deda.

    Ky koment ka ndezur debat mes ndjekësve, me disa që e mbështesin mendimin e Dedës dhe të tjerë që e shohin rikthimin e Eglit si një përpjekje për të treguar forcë dhe për të vijuar rrugëtimin e saj në këtë eksperiencë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark