×
  • Sport
  • Sport

    Rikthimi pa zhurmë në formë i Ujkanit

    Insajderi
    13 March 2016 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dikur konsiderohej talenti më i madh shqiptar në rolin e portierit. Debutim me Kombëtaren shqiptare që 20 vjeç, dhe debutim në Serie A si 21 vjeçar, arritje që ndonjë shqiptar tjetër as që i kishte ëndërruar.

    Por, karriera e Samir Ujkanit dukej sikur po merrte një drejtim të gabuar, në dy vitet e fundit për shkak të minutave të pakta të aktivizimit me Palermon, Genoan e Chievon. Skuadra në të cilat qëndroi në bankë shumicën e kohës.

    Largimi i Novarës në Serinë B para 3 vitesh – skuadër në të cilën Ujkani vlerësohej më shumë – bëri që edhe portieri kosovar të pësonte një rënie të vazhdueshme në karrierën e tij, e cila pasoi me ndërrimin e Kombëtares shqiptare me atë kosovare në vitin 2013.

    Janari i këtij viti solli transferimin e tij nga Genoa tek Latina, ekip tek i cili gardiani i portës kosovare është kthyer në elementin më të rëndësishëm të skuadrës.

    10 ndeshje që nga janari – vetëm 8 gola të pësuar, pesë herë doli nga fusha e blertë pa pësuar gol.

    Skuadra e Latinas para ardhjës së Ujkanit kishte 24 ndeshje që pësonte gol radhazi, por me ardhjën e portierit të rritur në Belgjikë nga familje kosovare, mos-pësimi i golit u bë mision i lehtë për gardianin e portës së Latinas.

    Parma 26/04/2015 (FOTO TULLIO PUGLIA )= Partita Serie A Parma - Palermo : Ujkani

    Këto janë statistikat mbreslënëse të një rikthimi pa shumë zhurmë në formë të portierit të lindur në Vushtrri.

    Në këto dhjetë ndeshje që është paraqitur në portën e Latinas, skuadra “zikaltër” e Serisë B ka humbur vetëm tre ndeshje, që është një tjetër shënjues i qartë për rëndësinë e ish-portierit të Palermos, në Serinë B italiane.

    Latina këtë fundjavë barazoi pa gola ndaj Ternanas dhe paraqitja e tij u vlerësua si më i miri në ndeshje. Sajti “Tuttomercatoweb” e vlerësoi me notën 8 paraqitjen e Ujkanit në këtë ndeshje.

    “‘Super’ Ujkani 8 – Para së gjithash, shumë efektiv. Nuk bënë asnjë gabim dhe është gjithmonë në vendin e duhur”, shkruante në vlerësimin e paraqitjës së shqiptarit sajti Italian.

    Latina ndodhet në vendin e 15 në kategorinë e dytë italiane me 35 pikë, katër më shumë se zona që dërgon në Serinë C.

    Rikthimi në formë i portierit gëzon edhe stafin teknik dhe tifozët e përfaqësuesës kosovare, pasi një kapiten në formë është i domosdoshëm për suksesin e skuadrës. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark