Rina Balaj është ndër këngëtaret shqiptare që pëlqehet në masë të madhe për projektet muzikore.
Së fundmi ajo ka ndryshuar zhanrin muzikor, nga ai hip-hop me të cilin u paraqit në disa këngë të ndryshme.
Ndërkohë, Rina është duke shijuar pushimet në Turqi, teksa po mban të azhurnuar fansat me imazhe atraktive.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja është shfaqur me një veshje shumë-ngjyrëshe, duke marrë vëmendje të fansave.
“Jeta është e shkurtër, është për lot”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Derisa po mundohet të rrijë afër me fansat, “Zjarr” mbetet hiti saj i fundit, që u komentua për të mirë.
Por, vlen të përmendet se Balaj është duke punuar edhe në projektin e radhës, detaje të të cilit nuk ka dhënë ende.