Reperja nga Istogu, Rina Balaj, prej disa ditësh është duke shijuar pushimet në Turqi së bashku me partnerin e saj, Sin Boy.
Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në kremtimin e ditëlindjes së 22-të, këngëtarja po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat për më të rejat në jetë e po ashtu edhe në karrierë.
Ajo së fundmi ka ndarë një fotografi atraktive në Instagram, përmes së cilës ka vënë në pah të pasmet.
Me anë të këtij imazhi, krijuesja e hitit “Ilegal” tregon se këtë javë është duke pritur ditëlindjen në shtetin turk.
“Java e ditëlindjes”, ka shkruar ajo.
Komplimentet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta, duke e përgëzuar për linjat trupore.
“Zjarr” përndryshe mbetet kënga e fundit e publikuar nga Rina, që për dy muaj ka marrë afro pesë milionë klikime në YouTube.