11:17 - 06 Gusht 2022

Tensionet mbeten të larta pas një nate me shkëmbim zjarri mes Rripit të Gazës dhe Izraelit. Dhjetëra raketa të lëshuara nga Gaza ndezën qiellin, pasi sulmeve ajrore izraelite ku mbete te vrarë të paktën 10 persona, përfshirë një 5-vjeçare, ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë. Izraeli tha se kishte sulmuar për shkak të atij që kryeministri Jair Lapit e quajti kërcënim të menjëhershëm nga grupi i Xhihadit Isalmik Palestinez. 

Mes viktimave ishte edhe lideri i grupit Tayseer Jabari. Militantët u kundërpërgjigjën duke lëshuar mbi 100 raketa kundër Izraelit gjatë natës, ndërsa premtuan sulme të tjera. Shumica e raketave u interceptuan nga sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore Iron Dome, por sirenat u dëgjuan në një numër qytetesh përgjatë natës.

Të shtunën Izraeli tha se kishte arrestuar 19 pjesëtarë të Xhihadit Islamik Palestinez në operacione blic të zhvilluara në bregun perëndimor. Shkëmbimi i zjarrit gjatë natës, shënon përshkallëzimin më serioz të dhunës që prej luftës 11 ditore në maj të 2021-shit, kur mbetën të vrarë mbi 200 palestinezë e mbi 10 izraelitë para se të arrihej armëpushimi. Egjipti, i cili ka vepruar si negociator mes dy palëve në të kaluarën është ofruar të ndërmjetësojë sërish për të parandaluar përshkallëzime të mëtejshme./A2/