Rinia e PDK-së shpall “konkurs” në emër të VV-së: Kërkojmë ‘diller’ të ri të drogës, të moralizojë në rrjetet sociale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rinia e PDK-së shpall “konkurs” në emër të VV-së: Kërkojmë ‘diller’ të ri të drogës, të moralizojë në rrjetet sociale

    Insajderi
    24 August 2023 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një aksion para Qeverisë. Ata kanë hapur një ‘konkurs’ në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, për të kërkuar një ‘diller’ të drogës.

    Një prej anëtarëve të të rinjve të PDK-së tha para mediave se po e ‘hapin konkursin’ pasi pas arrestimit të asambleistit të Prishtinës, Besnik Mujeci në Tiranë, LVV “ka mbetur keq për drogë”.

    “Të nderuara media, sot në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kemi dalur për ta shpallur këtë konkurs. Siç e dini, asambleisti i kësaj partie është kapur me drogë, me mbi 11 mijë e 300 doza ekstazi. Kjo ka bërë që kjo parti të mbetet keq për ‘diller’ të drogës brenda dhe jashtë vendit”, tha ai.

    Disa nga ‘kriteret’ e përmendura, përveç “përvojës në shitje”, ishin edhe “të moralizojë në rrjetet sociale, të besojë verbërisht në VV dhe të besojë në bashkimin kombëtar”.

    “Ofrojmë amnisti në territorin e Kosovës, por nuk garantojmë për territorin e Shqipërisë”, tha njëri prej të rinjve të PDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark