×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Rinia është në fokus të politikave tona”, pohon Kurti që nuk realizoi as premtimin e banesave për çifte të reja

    Insajderi
    05 October 2022 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Rinia vazhdon të jetë në fokus të politikave tona” – është njëra ndër deklaratat e Kurtit në ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrëseve në Zyrën për Çështje të Komuniteteve, megjithatë bazuar në realizimet e premtimeve, ky pohim nuk del të jetë i tillë.

    Kurti nuk arriti të realizojë as premtimin për banesa për çiftet e reja, premtim ky që e kishte bërë gjatë fushatës së tij në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

    Ai kishte premtuar se me ardhjen e tij në pushtet, do t’u mundësohej çifteve blerja me këste e banesës brenda 10 vitesh, projekt për të cilin nuk kanë filluar punimet ende.

    Kryeministri i Kosovës kishte deklaruar se si çiftet në Kosovë shtyjnë martesën nga pamundësia për ta pasur një banesë ku do të martoheshin.

    Këtu unë do të kisha theksuar edhe një fenomen tjetër shoqëror. Eshtë mungesa e banesave për çiftet e reja. Të gjithë jemi dëshmitarë që të rinjtë e të rejat në të 20-at e tyre fejohen edhe kalojnë vite të tëra e nuk martohen se s’kanë ku martohen”, kishte deklaruar Kurti.

    Tutje, Kurti sqaronte se mungesa e banesave për çiftet e reja është faktor për ikjen e të rinjve nga Kosova.

    Banesat e reja janë tejet të rëndësishme në mënyrë që të mos ikë rinia”, thoshte në njërën nga fjalimet e tij kryeministri Albin Kurti në atë kohë si lider opozite duke premtuar se me Vetëvendosjen në pushtet ndërtimi i këtyre banesave do të ndodhë.

    Ndryshe, nga projekti i zbatuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në zyrën e kryeministrit, mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë, kanë përfituar përvojë të punës praktike në institucione 100 të reja e të rinj nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

    /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark