Risi në Paris, lejohet noti në ambient publik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Risi në Paris, lejohet noti në ambient publik

    Insajderi
    18 July 2017 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të parë në histori, ose të paktën për aq sa mbahet mend, parizienët mund të lahen në ujërat e kryeqytetit.

    Noti në Senë dhe në çdo vend tjetër me ujë në Paris u ndalua me ligj në vitin 1923 dhe deri dje ishte i ndëshkueshëm me një gjobë prej 11 eurosh.

    Historianët thonë se ndalimi i notit u bë për shkak të cilësisë të keqe të ujit, por tashmë ajo është përmirësuar tej mase. Bashkia e Parisit hapi të martën tre pishina për publikun në zonën e Bassin del la Vilette, një strategji që shkon krah me kandidaturën e kryeqytetit francez për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2024.

    Qytetarët e kryeqytetit e kanë shfrytëzuar menjëherë këtë mundësi që i është paraqitur dhe tre pishinat me thellësi të ndryshme janë plot gjatë gjithë kohës.

    Autoritetet thanë se pastërtia e ujit është shumë e kënaqshme, por sidoqoftë, në pishina kryhen kontrolle çdo tre orë për t’u siguruar, njofton tch.

    Planet e Parisit janë edhe më ambicioze, pasi me kandidaturën për Lojërat Olimpike, ka dhënë edhe premtimin se do të bëjë të gjithë lumin e Senës të notueshëm deri në vitin 2024.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark