Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Rita Ora, ka fituar lejen e planifikimit për të renovuar shtëpinë në Londër duke shkaktuar pak problematikë për fqinjët e saj.
Rita bleu pronën me gjashtë dhoma gjumi në lagjen luksoze Primrose Hill, të ndërtuar në vitin 1882, në fillim të këtij viti për 7.5 milionë funte (8.8 milionë euro) dhe po planifikon një modernizim të gjerë, duke përfshirë një të ashtuquajtur “dhomë sigurie” me kamera të instaluara.
Ajo dëshiron të vendosë kamera sigurie të teknologjisë së lartë – sistemin Hikvision Netëork IR PTZ, i cili reklamohet për përdorim në zona me një gamë të gjerë ‘siç janë lumenjtë, pyjet, rrugët, hekurudhat, aeroportet, portet, sheshet, parqet, vendngjarje, stacione dhe ngjarje të mëdha’ për shkak të zmadhimit optik 25x, rrezes 100 metra dhe aftësisë për të kapur pesë fytyra në të njëjtën kohë.
30-vjeçarja ka fituar një reputacion si një “fqinje nga ferri”, me rinovimet që do të zgjasin disa muaj.