Ajo ka dokumentuar hapur pamjen e saj gjatë udhëtimit të saj në Down Under të Australisë.
Dhe edhe një herë Rita Ora shfaqi me krenari sensin e saj eklektik të stilit të premten në Sydney me një mori fotografish në Instagram, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 30 vjeçare, dukej e bujshme në një xhaketë sportive shumëngjyrëshe metalike pasi u përgatit për performancën e saj të radhës.
Midis koleksionit të imazheve ishte Rita duke pozuar me një xhaketë sportive shumëngjyrëshe, e cila e bënte atë të dukej shumë ekstravagante.
Xhaketa e yllit ishte e vështirë tëdefinohej me nuancat e saj të purpurt dhe rozë, dhe ajo e kombinoi atë me buzët e kuqe.
Gjithashtu midis fotografive, ishte njëra prej tyre që tregonte Ritën duke avulluar fytin e saj përpara një shfaqjeje tjetër energjike, këtë herë e veshur me një bluzë të shtypur me material leopardi.
Rita shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Disa parapërgatitje të së premtes për momentet e fundjavës që pata sot t’i ndaja me ju, unë duke e dashur pallton time të re që të avulloja zërin përpara një shfaqje … shijojeni, më shumë fotografi të fundjavës për t’u ndjekur”.
Të enjten Rita dukej po aq e bujshme ndërsa u lajmërua në Instagram për disa fotografi të tjera të jashtëzakonshme.
Muajin e kaluar, interpretuesja e shumë hiteve zbuloi se ishte e lumtur që u transferuar në Sydney për rolin e saj të ri si anëtare e jurisë në “The Voice of Albania”.
“Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e The Voice këtë vit”, tha ajo për The Daily Telegraph.
“Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin mahnitës këtu. Australia është shtëpia e disa muzikantëve dhe partnerëve të mi të preferuar që kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të punoja”, shtoi ajo.