Gjatë ditës së sotme (e premte) një sukses të menjëhershëm e pati Rita Ora me lansimin e klipit të këngën “Bang”.
Sidoqoftë kësaj, ajo është duke qëndruar në Australi, pasi do të jetë pjesë e kompeticionit “The Voice”, shkruan Daily Mail.
Është rapotuar se artistja është dukë qëndruar në një ‘penthouse’, ku do të paguajë 500 dollarë për një natë.
Paparacit tashmë i janë vënë pas, derisa janë publikuar disa fotografi të saj derisa qëndornte me një mike në ballkon.
Ajo çka mori vëmendje është se Rita u pa edhe duke tymos cigare, kurse veshje e saj ishte shumë-ngjyrëshe.
Derisa shijonte rrezet e diellit, bukuroshja bionde është shfaqur edhe duke biseduar me dikë në telefon.
Ndërkaq, Ora dhe mini-albumi i saj janë duke bërë bujë në rrjet, pasi paralajmërimin e bëri përmes imazheve ku shihej me veshje kombëtare shqiptare.