Rita Ora i mburret botës: Gjyshi im u nderua me pullën e tij postare në Kosovë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Rita Ora i mburret botës: Gjyshi im u nderua me pullën e tij postare në Kosovë

    Insajderi
    26 March 2021 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjten, Posta e Kosovës në nder të përvjetorit të vdekjes së aktores Leze Qena dhe regjisorit të mirënjohur shqiptar, Besim Sahatçiu, ka përuruar dy pullat e reja postare me imazhet e dy figurave të famshme të artit.

    Mbesa e regjisorit të famshëm nga Peja, Besim Sahatçiut, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, realizoi një video-mesazh të veçantë në gjuhën shqipe ku falënderoi të gjithë këtë nderim, duke iu kërkuar falje që s’mundi të ishte prezente fizikisht.

    Pullën postare dhe mirënjohjen i pranoi babai i saj, Besnik Sahatçiu – Ora.

    Rita në anën tjetër, ka publikuar imazhin e pullës së re postare me portretin e gjyshit të saj, edhe në InstaStory.

    Ajo ka ndarë me 16 milionë ndjekësit e saj në platformën e Instagramit këtë imazh, në mbishkrimin e së cilës është mburrur me të arriturat e gjyshit të saj.

    “Gjyshi im Besim Sahatçiu është nderuar me pullën e tij postare në vendlindjen time Kosovë! Për të nderuar kontributin e tij në film dhe të gjithë filmat e mahnitshëm që ai bëri. Filmat e tij janë të jashtëzakonshëm dhe ata më frymëzojnë gjithmonë! Të dua gjyshi, e di që po na shikon nga qielli, mezi po pres të rri përsëri me ty një ditë, të dua”, shkroi 30-vjeçarja në InstaStory.

    Besim Sahatçiu ishte i njohur për një numër të madh projektesh filmike në kohën e Ish-Jugosllavisë, ku më i spikatur mbetet filmi i tij “Era dhe Lisi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark