Insajderi
Showbiz

Rita Ora mahnit me linjat trupore, ndërsa pozon me bikini

Insajderi
30 June 2026 - 22:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rita Ora mahnit me linjat trupore, ndërsa pozon me bikini
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë pushimeve në Mykonos të Greqisë.

Artistja 35-vjeçare u shfaq me një bikini metalike me motive lëkure gjarpri, teksa po shijonte diellin në një jaht luksoz së bashku me miqtë e saj.

Rita dukej në formë të shkëlqyer, ndërsa u fotografua duke buzëqeshur dhe duke realizuar imazhe në bord, shkruan DailyMail.

Pas një zhytjeje në det, ajo u freskua nën dushin e jahtit, ndërsa nuk munguan as aktivitetet sportive gjatë ditës.

Në një moment, këngëtarja tregoi formën e saj fizike duke bërë paddleboarding, ndërsa më pas u pa edhe duke lundruar me një jet ski.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark