Ajo tash e një kohë është duke qëndruar në Australi për të xhiruar “The Voice”.
Dhe Rita Ora ka zgjedhur që të marrë disa ditë pushim, për të shijuar kohën në plazh, shkruan Daily Mail.
30-vjeçarja imazhet i ka ndarë në rrjetin social Instagram, derisa mori vëmendje të madhe të fansave.
Bukuroshja bionde u pa e veshur një palë bikini ngjyrë verdhë, teksa vuri në pah gjoksin e formësuar.
Aksesorët nuk mund të mungonin as kësaj radhe, ku ajo zgjodhi që njërën qafore ta ketë me mbishkrimin ‘daddy’.
Tutje në fotografitë e tjera Rita është parë pa makijazh, kurse dukej tejet e buzëqeshur para kamerës.