Insajderi
Lajme

Rizvanolli: Nuk i di detajet e rastit të Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Insajderi
03 July 2026 - 20:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rizvanolli: Nuk i di detajet e rastit të Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha ajo vetë nuk është interesuar shumë për rastin e Martin Berishajt, sepse është në procedurë hetimore dhe ka ndodhur në vitin 2021, ende pa e marrë ajo postin e ministres.

“Unë nuk i di shumë detajet dhe arsyeja kryesore është se nuk jam interesuar shumë, është se rasti që po hetohet ka të bëjë me periudhën para qeverisjes tonë”, ka thënë Rizvanolli.

Në anën tjetër, ministrja Rizvanolli iu përgjigj edhe akuzave të partive opozitare se qeveria aktuale është e kapur nga “mafia energjetike”.

“Natyrisht që kjo është e pavërtetë dhe ata që flasin duhet të prezantojnë së paku një gjysmë fakti për këtë që po e thonë. Nuk mund të dalësh dhe të shpifësh një gjë për dikë e aq më tepër për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Çka është kjo punë kështu? Nëse flasim për importin, sepse janë disa individë të LDK-së që po flasin për këtë punë, në vitin 2017, në kohën e qeverisjes Mustafa, ka qenë koha rekord e importit të energjisë elektrike. 22% e konsumit të përgjithshëm ka qenë import i energjisë elektrike dhe shifra të tilla rrallë që përsëriten më. Atëherë konsumi ka qenë shumë më i ulët, ndërsa sot shtohen mbi 20 mijë njësorë të rinj në vit të energjisë elektrike”, ka shtuar Rizvanolli në një intervistë në EURO n’T7.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark