Insajderi
Lajme

Rizvanolli s’e pranon fajin, i kapet Aleancës: A keni qenë të brengosur kur Pal Lekaj prente shiritin për vagonët e riparuar në Serbi?

Insajderi
24 August 2026 - 13:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rizvanolli s’e pranon fajin, i kapet Aleancës: A keni qenë të brengosur kur Pal Lekaj prente shiritin për vagonët e riparuar në Serbi?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, s’ka pranuar ta merr fajin përsipër lidhur me riparimin e vagonëve në Serbi gjatë vitit 2024, ku u zhvillua një vizitë atje. Përkundrazi, ajo ka zgjedhur ta “godasë” Aleancën për të njëjtin veprim më 2017-ën.

Rizvanolli me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se vagonët u riparuan në Zrenjanin të Serbisë për herë të parë më 2017-ën, ku procedura u nis gjatë Qeverisjes Mustafa dhe u përurua në kohë të Qeverisjes Haradinaj, shkruan INsajderi.

“Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga Ministri Pal Lekaj”, ka deklaruar ajo.

“A ka qenë AAK-ja e bregosur për këtë çështje në vitin 2017 kur Ministri i tyre e prente shiritin për vagonët e riparuar në Serbi?”, ka thënë më tej Rizvanolli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark