Geoffrey Roberts avokat mbrojtës i Rexhep Selimit tha se klienti i tij duhet të shpallet i pafajshëm.
“Zoti Selimi duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Të lirohet menjëherë dhe të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij. Asnjë vendim tjetër nuk mund të justifikohet në bazë të provave që janë paraqitur në këtë çështje gjyqësore”, deklaroi Roberts.
Avokati theksoi se Prokuroria nuk ka argumente kundër Rexhep Selimit.
“Prokuroria nuk ka argumente kundër zotit Selimi. Kontributi që pretendohet se ka dhënë zoti Selimi në NPK të cilën e kemi trjatuar në hollësi me shkrim dhe me gojë, nuk mund të vërtetohet se ka kontribuar në krimet e pretenduara në aktakuzë”, tha ai.
Roberts shtoi se secili prej pretendimeve të Prokurorisë për Selimin kanë qenë të pabaza.
“Prokuroria nuk ka më asnjë provë. Asgjë nuk mund të nxjerr Prokuroria tani për të sigruuar vendimin e fajësisë kundër zotit Selimi. Për secilin nga pretendimet që ka pasur Prokuroria për zotin Selimi në këtë rast gjyqësor, këto kanë qenë të pabaza”, tha ai.