Insajderi
Biznes

Roboti që mund ta zërë vendin e qenit tuaj

Insajderi
21 October 2016 - 09:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anki ka krijuar robotin e mahnitshëm të quajtur “Cozmo”. Roboti është si një krijesë miqësore, pothuajse si një kafshë shtëpie.

“Cozmo” ngjan me personazhin Eva në filmin e animuar “Wall-E”. Nuk ka pjesë për të montuar dhe është gati sapo del nga kutia. Lëvizja e vetme që mund ta “zgjojë” është lidhja me çdo pajisje Android apo iOS.

Ky robot mund të bëjë veprime mjaft interesante, madje mund të thotë edhe emrin tuaj. Ai ka një gjuhë trupi tepër reaktive dhe gjithashtu ka tone shumë të veçanta zëra që tregojnë emocionet e tij, shkruan Tch.

“Cozmo” lidhet nga pajisja në pajisje duke përdorur “bluetooth”. Çmimi i këtij roboti të avancuar shkon deri në 179.99 dollarë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark