Rohde i kërkon Kurtit që sa më shpejtë të formohet qeveria e re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde i kërkon Kurtit që sa më shpejtë të formohet qeveria e re

    Insajderi
    10 April 2025 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka folur për takimin e djeshëm që zhvilloi me Kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurtin, të cilit ia ka theksuar përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për heqjen e masave kundër Kosovës.

    Në rrjetin social “Bluesky”, ambasadori gjerman i ka përmendur Kurtit edhe rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të qeverisë së re.

    Faleminderit për takimin produktiv Kryeministër! Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat kundër Kosovës. Theksova gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së shpejtë të Kryetarit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Rohde, transmeton Insajderi.

    Thanks for the productive meeting, Prime Minister! I once again emphasized Germany’s ongoing efforts to have the measures against Kosovo lifted as soon as possible. I also highlighted the importance of swiftly electing the Parliament's Speaker and forming the new government.

    [image or embed]

    — Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) April 10, 2025 at 1:54 PM

    Në takim, sipas njoftimit të ZKM-së ditën e djeshme, u bë e ditur se Kurti ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

    “Gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit. Një pikë tjetër e diskutimit ishte edhe masat e BE-së ndaj Kosovës, ku kryeministri Kurti përsëriti nevojën për heqjen e tyre”, thuhej në njoftimin e ZKM-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark