×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde thotë se marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit duhet të zbatohen plotësisht

    Insajderi
    25 March 2024 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit duhet të zbatohen plotësisht.

    Teksa ka ndarë një postim të bashkëthemeluesit të Nismës Evropiane të Stabilitetit (ESI), Gerald Knaus, ambasadori gjerman, Rohde ka thënë moszbatimi i plotë i marrëveshjeve dëmton procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Plotësisht dakord. Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë. Mosbërja e tij dëmton procesin e dialogut”, ka shkruar ai në platformën X.

    Ndërsa, Knaus ka thënë se Serbia nuk mund ta injorojë një marrëveshje në të cilën është zotuar se nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Serbia nuk mund të injorojë një marrëveshje ku u zotua se s’do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe pastaj të argumentojë se, për shkak të së njëjtës marrëveshje, Kosova duhet të bllokohet. Kjo thjesht dëmton procesin e dialogut. Serbia bën më mirë të kundërtën: ta respektojë Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit”, ka shkruar ai në X.

    Po ashtu, ai ka thënë se ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, duhet ta ketë të qartë se procesi i dialogut dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, janë dy çështje të ndara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark