×
  • Sport
  • Sport

    Roma fiton lehtë ndaj Fiorentinas

    Insajderi
    04 March 2016 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Romës shënoi katër gola dhe pranoj vetëm një për ta mposhtur me lehtësi skuadrën e Fiorentinës, në ndeshjën e zhvilluar të premtën në mbrëmje në Olimpico të Romës.

    Roma e dominoi ndeshjën në tërësi dhe u tregua shumë konkrete në rastet që pati. El Shaaraëy, Perotti dhe Salah dy herë, ishin golashënuesit e Romës në këtë ndeshje. Në anën tjetër Josip Ilicic shënoi për Fiorentinën, gol që vlejti vetëm për statistika.

    Për skuadrën verdhekuqe në fushë është rikthyer kapiteni dhe ikona e skuadrës, Francesco Totti, I cili luajti 12 minuta kur u fut si zëvendësues I El Shaaraëyt dhe u prit me shumë ovacione nga publiku.

    Totti ka qenë i lënduar për një periudhë më shumë se tre-mujore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark