Ka mbërritur propozimi i fundit i Romës për argjentinasin Soule. Skuadra romake i ka dhënë ofertë zyrtare prej 28 milionë eurosh Juventusit për 21- vjeçarin.
Roma e ka njoftuar rivalin e saj se kjo është oferta e fundit për lojtarin dhe në rast se nuk mjafton kjo shifër ata do të tërhiqen nga gara për shërbimet e argjentinasit.
Soule ka qenë i huazuar te Frosinone edicionin që lamë pas dhe ka shkëlqyer duke shënuar 11 gola.
Skuadra romake beson se Soule ka cilësi, shpejtësi dhe gola në krahun e sulmit, prandaj është e vendosur për transferimin e tij.