×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Romeo takon Donaldin pas 133 ditësh

    Insajderi
    26 May 2024 - 01:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një natë finale të mbushur me emocione dhe pritje të larta, Romeo Veshaj u bë protagonist i një surprize të jashtëzakonshme.

    Pas një periudhe të gjatë ndarje nga vëllai i tij, Romeo u ribashkua në mënyrën më të papritur të mundshme me binjakun e tij, Donaldin.

    Donaldi, i cili gjithashtu ka marrë pjesë në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, arriti të fuste buzëqeshje dhe emocion në zemrën e vëllait të tij.

    Kyqja nëpërmjet portës së shtëpisë në të cilën Romeo ka jetuar për disa muaj, Donaldi i dha një dozë të fortë mbështetjeje në një moment shumë kritik.

    Dy binjakët kanë qenë fytyra të njohura në ekran për një kohë të gjatë dhe kanë fituar zemrat e publikut shqiptar, përmes performancës së tyre në televizion.

    Donaldi nuk ishte surpriza e vetme për Romon, atë për ta takuar erdhën edhe e fejuara e Donald Veshaj, Bora Zemani, si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark