Rona Nishliu: Qeveria shqiptare urgjentisht t’i pajis kosovarët me pasaporta shqiptare - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Rona Nishliu: Qeveria shqiptare urgjentisht t’i pajis kosovarët me pasaporta shqiptare

    Insajderi
    26 April 2021 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka reaguar pas kritikave që u janë bërë shqiptarëve të Kosovës dhe posaçërisht kryeministrit Albin Kurti, të cilët votuan dje për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

    Përmes një postimi në “Facebook”, ajo i lutet qeverisë shqiptare që urgjentisht t’i pajisë me pasaporta të gjithë shqiptarët e Kosovës që kanë dëshirë ta kenë atë.

    Sipas Nishliut, nuk duhet të ishte diskutimi pse votuan, por pse ata nuk janë të mbrojtur dhe pjesë e OKB-së.

    “U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njejtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon”, ka shkruar këngëtarja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark