×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ronaldo nuk paraqitet për stërvitje – po e synon largimin nga Manchester United

    Insajderi
    04 July 2022 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester Unitedi.

    Sulmuesi portugez do të mungojë sot në rikthimin e stërvitjeve me “Djajtë e Kuq”, shkruan FrontOnline.

    Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, arsyet e mungesës së Ronaldos janë “familjare”.

    Nga ana tjetër, Man Unitedi është në dijeni se Ronaldo ka vendosur të largohet nga klubi.

    Megjithatë, në klub insistojnë ta mbajnë edhe më tej sulmuesin portugez.

    Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes do të shqyrtojë mundësitë për ta gjetur një klub të ri për Cristianon – deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark