Insajderi
Biznes

Rossmann sjell SUPER OFERTAT e verës me zbritje deri në -40%!

Insajderi
29 July 2026 - 18:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rossmann sjell SUPER OFERTAT e verës me zbritje deri në -40%!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vera është sezoni i kujdesit, pushimeve dhe momenteve të bukura me familjen. Për ta bërë këtë periudhë edhe më të këndshme, Rossmann vjen me SUPER OFERTAT e verës, duke ofruar zbritje deri në -40% në shumë produkte të përzgjedhura për kujdesin personal, bukurinë dhe mirëqenien e gjithë familjes.

Përgjatë verës klientët kanë mundësinë të përfitojnë çmime me zbritje në një gamë të gjerë produktesh, duke përfshirë produkte për kujdesin dhe stilimin e flokëve, mbrojtjen ndaj diellit, hidratimin e fytyrës dhe trupit, produkte vetënxirëse, si edhe aksesorë të ndryshëm të kujdesit personal.

Prej vitesh, Rossmann është një nga emrat më të besuar në Europë për produktet e kujdesit personal, bukurisë dhe higjienës. Çdo produkt që gjendet në raftet e Rossmann përzgjidhet sipas standardeve të larta të cilësisë dhe sigurisë, duke bashkëpunuar me marka të njohura ndërkombëtare dhe marka ekskluzive që gëzojnë besimin e miliona konsumatorëve.

Siguria e produkteve mbetet një nga prioritetet kryesore të kompanisë. Të gjitha produktet kalojnë procese të rrepta kontrolli dhe përmbushin standardet europiane të cilësisë dhe sigurisë. Në rast se lind nevoja për informim shtesë apo mbështetje, klientët mund të mbështeten te shërbimi i dedikuar i kujdesit ndaj klientit, i cili ofron asistencë, informacion dhe trajtim profesional të çdo kërkese, duke garantuar një eksperiencë sa më të mirë blerjeje.

Paralelisht me investimet në cilësi dhe çmime, Rossmann po vijon edhe zgjerimin e pranisë së saj në tregun vendas, me hapjen e pikave të reja të shitjes dhe investime të vazhdueshme për të qenë gjithnjë e më pranë konsumatorëve. Ky zhvillim pasqyron besimin që klientët kanë krijuar ndaj markës dhe vizionin afatgjatë të kompanisë për të sjellë standardet më të mira europiane të shitjes me pakicë në Kosovë.

Fushata e verës është një mundësi ideale për të zbuluar ose rizbuluar produktet më të preferuara me çmime të reduktuara. Në ofertë do të gjeni:

Produkte për kujdesin, trajtimin dhe stilimin e flokëve.

Produkte mbrojtëse ndaj diellit për të gjithë familjen.

Produkte vetënxirëse për një nxirje natyrale dhe të njëtrajtshme.

Produkte hidratuese për fytyrën dhe trupin.

Aksesorë për flokët dhe aksesorë të tjerë të kujdesit personal.

Produktet për bebe dhe fëmijë.

Me një kombinim të cilësisë gjermane, çmimeve konkurruese, shërbimit të dedikuar ndaj klientit dhe një rrjeti dyqanesh që zgjerohet vazhdimisht, Rossmann vazhdon të forcojë pozicionin e saj si një nga destinacionet më të besueshme për kujdesin personal dhe familjar në Kosovë.

Vizitoni dyqanet Rossmann gjatë gjithë verës dhe përfitoni nga SUPER OFERTAT me zbritje deri në -40%. Sepse kujdesi cilësor nuk duhet të jetë luks, por një zgjedhje e përditshme për çdo familje.

Rossmann – Më pranë familjeve shqiptare, me cilësi gjermane!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark