Këngëtarja shqiptare, Rovena Stefa ka kohë që përfiltet në mediat rozë për lidhjen e saj me një burrë nga Kosova.
E ftuar në emisionin “Studio A” ajo nuk ka hezituar të flas për këtë lidhje të bujshme të saj.
Stefa për televizionin ATV ka treguar që lidhjes me burrin kosovar i ka dhënë fund para pak kohe dhe se tashmë jeton e lumtur si beqare.
Krijuesja e hitit “Në burrë të martuar u dashurova” ka dhënë detaje për tashmë ish të dashurin e saj, i cili në disa media u citua si “biznesmen”, gjë që u demantua nga këngëtarja.
Ajo madje shtoi se ai ka qenë me prejardhje kosovare, por që nuk ka jetuar në Kosovë.
SHIKO DEKLARATËN E PLOTË NË VIDEON MË POSHTË: