Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka pretenduar se vendi ka rezerva të bollshme me vaj.
Pas raportimit të Nacionales, ku u publikuan edhe biseda të zyrtarëve të MINT rreth kësaj situate, ajo ka thënë se “janë kujdesur që të ketë rezerva të vajit”.
“Gjatë këtyre viteve jemi siguruar që rezervat të jenë të plota, edhe sot janë plot, pe marr shkas raportimin e një portali online sa i përket rezervave me vaj. Dua t’ju siguroj që kemi rezerva të bollshme të vajit, sepse jemi kujdesur që të ketë rezerva të vajit.” – deklaroi ajo në konferencën e sotme, e cila u bojkotua nga shumica e mediave.
Veç kësaj, Hajdari ka thënë se nuk ia lejon ligji të tregojë se sa kanë blerë rezerva shetërore, por sipas saj, “përgjithësit” operatorët ekonomik kanë kryer obligimet.
“Do të kisha dashur të jap edhe më shumë informacione se sa kemi ble kilogramë vaj, grurë etj, por nuk më lejon ligji që t’ju tregoj këto. Por ju them se përgjithësisht, operatorët ekonomik i kanë kryer obligimet…” – u shpreh tutje ajo.
Tutje, ministrja e cila këto ditë ka qenë shumë e përfolur edhe për pezullimin e licensës së mediumit Klan Kosova, deklaroi se ligji s’i lejon të jap shumë detaje.
Madje ajo tha se nuk mund të tregojë se sa “kilogramë” vaj kanë blerë, megjithëse, sasia e vajit matet me litër.
“Duhet të përmbaj, nuk mund të jap detaje me llojin, sasinë, vlerën e rezerva. Nuk mund të jap informata për mjetet financiare, shëprndarjen, shumën e mjeteve të deponuara, nuk mund të jap informata që nuk më lejon ligji dhe shpërndarjen territorial të rezerva të bazuar në nevojat e furnizimit.” – deklaroi ministrja.
Më tutje, një gazetare që po merrte pjesë në konferencë, ia shtroi këtë pyetje:
“Në bazë të ligjit, po besoj e keni të lejuar që ta jepni informata, nëse është pranu malli në bazë të kontratave, a është pranu malli dhe a ndodhet ai në depo?”
“Unë ju dhash një informacon që e mora nga Departmanenti i Rezervës Shtetërore, përgjithësisht operatorët kanë kryer obligimet. Aty është një department që negocion kontrata, përgjithësisht operatorët ekonomik kanë kryer obligimet kështu që sasitë e rezerva janë vendosur në pjesë të ndryshme të vendit…” – tha ministrja në fund të konferenës.