×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahet nga policia gazetari shqiptar: Më sollën për 30 minuta se nuk kishte qeli të lirë

    Insajderi
    13 December 2020 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një situatë të pazakontë me të cilën nuk ishte ndeshur ndonjëherë jo vetëm si gazetar por as si qytetar.

    Kështu e përshkruan shoqërimin e dhunshëm nga policia një natë më parë kryeredaktori i gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani.

    Xhani: Gjatë jetës sime jo as si qytetar dhe as si gazetar.Ishte situatë e trishtë dhe revoltuese së pari si qytetar. Mënyra e trajtimit, përballja me policinë, dhuna, giditjet dhe pastaj prangosja të lënë shije të keqe. Edhe pse e dinin që është gazetë, se isha gazetar. E dinin që është Koha Jonë. Më bën të mendoj se ka qenë e qëllimshme ndaj gazetës Koha Jonë, duke pasur parasysh dhe qëndrimet e mbajtura nga gazeta.

    Ngjarja ndodhi para zyrës së gazetës ndërsa ai po filmonte shoqërimin e disa të miturve nga policia. Për Rtv Ora ai tregon se po ushtrohej dhunë ndaj tyre.

    Xhani: Po përdorinin dhunë për kapjen e dy të rinjve. Kishte një xhup të shqyer, njëri ishte i shtrirë dhe tjetrit po i vendoseshin prangat. Po i filmoja dhe kjo nuk u pëlqeu dy prej policëve më agresiv në atë proces që ishin të mbuluar, më kërkuan të hiqja kamerën. Nga kapja për krahu dhe shoqërimi kaluan në 2-3 goditje pas shpine dhe në kokë.

    Por më qasharake ai e përshkruan situatën në komisariat ku thotë se u sorollat për 30 minuta se nuk kishte vend të lirë në qeli.

    Xhani: Shkuam në komisariatin numër 12, u solla për 30 minuta për të kërkuar një qeli të lirë, nuk kishte vend se ishte mbushur. Dëgjova se ky ishte problem për policinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark