×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rrahja brutale në Prishtinë, policia thotë se pati të shtëna me armë dhe një të plagosur

    Insajderi
    04 March 2024 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrahja brutale e dy personave në Prishtinë ndaj një tjetri s’përfundoi me kaq. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aty është plagosur një person me armë zjarri.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në rrugën “Bedri Shala” ka marrë informacion për të shtëna me armë rreth orës 10:00 të hënën.

    “Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Insajderin.

    “Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark