Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi janë tre vëllezërit të cilët po dyshohet se e rrahën mbrëmë imamin, Zeqir Berisha nga Lupçi i Podujevës, shkruan Insajderi.
Rasti fillimisht nga organet e rendit është cilësuar ‘lëndim i rëndë trupor’.
Por siç mëson Insajderi Prokurorja e Krimeve të Rënda ka kërkuar ricilësim të rastit. Më konkretisht ka kërkuar që rasti të hetohet nën veprën “vrasje në tentativë”.
Të dyshuarit e rastit janë ndaluar për 48 orë.
Në lidhje me sulmin brutal ndaj imamit të xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, ka foluar Kryemimami Bekim Jashari
Jashari në një prononcim për Insajderin, tha se nga ajo çfarë kemi parë është tmerruese dhe e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj punëtorit tonë Zeqir Berisha.
”Lajmin e mësuam tani nëpër media, nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur, nga këshilli i bashkësisë islame në Podujevë do të mblidhemi pasdite në një prononcim, ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj punëtorit tonë dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë qe të merren me rastin”, tha Jashari për Insajderin.
Insajderi mëson se tre vëllezërit ishin munduar të ndërhyjnë në mënyrën e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami e drejton, pasi që siç mëson Insajderi këta tre persona nga organet e rendit konsiderohen si eksremistë fetarë.
Lexo edhe: