×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Rrahja e Imamit që tronditi fshatin Lupç, si u rrahë për vdekje Imami nga tre ekstremistët

    Insajderi
    22 July 2022 - 18:40

    Në orët e vona të mbrëmjes, tre persona e zënë në pritë imamin Zeqir Berisha në fshatin Lupç.

    Rrahja brutale ndaj hoxhes erdhi me arsyetimin se ata ishin munduar të ndërhyjnë në mënyrën e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami ka drejtuar.

    Imami Zeqiri i kishte lajmëruar në polici kohë më parë këta persona, për ngacmim dhe kërcënim, por që nga organet e rendit nuk ishin ndërmarr hapa.

    Rastin e rrahjes e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës derisa bëhet me dije se të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

    “Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar. Personat e arrestuar: 1. B.M, mashkull 27 vjeç, 2.A.M, mashkull 28 vjeç dhe 3. Sh.M mashkull 25 vjeç”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës për Insajderin.

    Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe edhe Bashkësia Islame të cilët e kanë denuar rastin.

    Kryeimami i komunës së Podujevës Bekim Jashari, u shpreh se imami ishte ankuar për personat në fjalë dhe se Këshilli i Bashkësisë i kishte njoftuar organet e rendit.

    Ndërsa Imami Besim Gashi ka rrëfyer gjendjen shendetsore në të cilën është hoxha dhe shtoi se gjendja e tij vazhdon të mbetet e rëndë.

    Për këtë rast, të tronditur kanë mbetur edhe qytetarët.

    Fillimisht rasti ishte iniciuar si “lëndim i rëndë trupor” por vetëm pastaj me sugjerim të prokurores për Krime të Rënda rasti është duke u hetuar si “vrasje në tentativë”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark