
Një burrë dhe një grua janë parë teksa kanë rrahur një vajzë në qytetin e Pejës.
Pamjet të këtij rasti janë dërguar në redaksinë e Gazetës Insajderi.
Siç edhe mund ta vëreni nga pamjet, është dashur që qytetarë të tjerë të ndërhyjnë për ta ndalur përleshjen fizike.
Ndërkohë, rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi derisa ka njoftuar se dy persona janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim.
“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, ka thënë Gashi.