×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrahja me çekan e punëtorit në Prishtina Mall, prokuroria jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    07 March 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet lidhur me rrahjen e një punëtori nga shefat e tij në një lokal që ndodhet në “Prishtina Mall”.

    Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë tha për Insajderin se me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy persona që dyshohet se janë kryere veprën penale “Lëndimi i kehtë trupor”.

    Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona, pasi dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ta sqaruar në plotëni këtë çështje”, ka thënë ajo.

    Ndryshe, Policia e Kosovës ka raportuar për një rrahje që ka ndodhur mesditën e djeshme në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

    Magjistrale Ferizaj-Prishtinë 06.03.2023 – 11:35. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Palët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

    Rrahja ka ndodhur në një lokal te “Prishtina Mall”, ku raportohet se dy shefa kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një punëtori duke e goditur me grushte e çekan. Arsyeja e përleshjes sipas burimeve thuhet të jetë se punëtori ua ka kërkuar rrogën e tij.

    Pas rrahjes punëtori ka marr trajtim mjekësor në QKUK.

    Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha për Insajderin se viktima ka marr trajtim  në QKUK gjatë ditës së djeshme dhe pas trajtimit është lëshuar nga spitali

    “I janë bërë ekzaminimet mjekësore dhe pas trajtimit është liruar nga QKUK. Nuk e ka pas gjendjen shumë të rëndë”, tha Syla.

    Gazeta ka kontaktuar gjatë ditës edhe “Prishtina Mall” por deri me tani nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me incidentin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark