Një rrahje mes dy asamblistëve të VV-së në Podujevë ka ndodhur sot. Në rrahje janë përfshirë Artrit Mulliqi e Ragip Fetahu. Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënsja Flora Ahmeti konfirmojë që përleshja fizike ka ndodhur në afërsi të objektit të komunës për shkak një mosmarrëveshjeje.
“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka një mosmarrëveshje ne afërsi të objektit të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku për intervistim ka shoqëruar ne stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Ahmeti.
Sipas burimeve të Insajderit, Artrit Mulliqi për shkak lëndimeve është përcjell me autoambulancë për në spital.
E mosmarrëveshja po dyshohet të ketë ndodhur për shkak emërimit të shefit të grupit parlamentar të këshilltarëve komunale nga kjo parti.
“Mosmarrëveshja ka ndodhur për shkak të emërimit të shefit të grupit parlamentar të LVV në Kuvend. U emëru Haki Rudari”, i tha ky burim Insajderit.
Rasti ka nisur brenda mbledhjes së Kuvendit derisa ishte duke raportuar komandantit i Stacionit policor të Podujevës.
Asamblisti i VV-së e konfirmon përleshjen fizike – Lajmërohet nga stacioni policor
Asamblisti i VV-së, Artrit Mulliqi ka konfirmuarpërleshjen fizike me Fetahun. Ai tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se gjendet në stacionin policor.
“Mirë jemi, gjendja shëndetësore është mirë. Nuk mundem me thanë kurgjo tjetër jam në stacion policor” – tha Mulliqi për Insajderin.
Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…